TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Historia e ngritjes së Kosovës si shtet dhe si ekip kombëtar u rrëfye nga shumë media britanike sportive, mirëpo kameramani i televizionit ITV Football, Chris James, nuk kishte nevojë t’i lexonte ata artikuj për të mësuar rreth historisë së “Dardanëve”. James kishte qenë dëshmitar i situatës në Kosovë, pasi ai vetë kishte xhiruar në territorin e vendit në vitin 1997, siç tregon gazetari i ITV Sport, Gabriel Clarke. Në këtë ndeshje, të zhvilluar në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”, Anglia e mposhti Kosovën me rezultatin 5-3, duke i dhënë fund ecurisë prej 15 ndeshjeve pa disfatë. Megjithatë, kosovarët e shprehën mirënjohjen e tyre për ndihmën e Anglisë në bombardimet e NATO-s përmes pankartave si ajo ku shkruhej “Falë jush, tani ne luajmë kundër jush. Gjithmonë mirënjohës ndaj teje, Anglia jonë e dashur”. /Gazeta Express/1997 Kosovan frontline, 2019 @England v Kosovo touchline - and never a backward step. Cameraman Chris James @itvfootball pic.twitter.com/jTqrgL42W9
— gabriel clarke (@gabrielclarke05) September 10, 2019