AKTUALITET, 10 Dhjetor 2025, 19:51

Zyrtari amerikan për Europën vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim të fortë kundër organizatave kriminale! Shpresojmë ta vazhdojmë edhe me pasardhësin e tij

Zyrtari amerikan për Europën vizitë në SPAK: Përpjekjet

Zëvendësdrejtori i SHBA për Evropën Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise ka vizituar sot Prokurorinë e Posaçme dhe kreun e saj Altin Dumanin.

Në postimin e ndarë nga ambasada amerikane në Tiranë thuhet se Debevoise ka vlerësuar punën e Dumanit në krye të SPAK.

Sipas tij, Dumani ka vendosur standard në punën e përbashkët mes SHBA dhe Shqipërisë në goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare.

Së bashku me Dumanin, në takim ishte dhe kreu i ri i BKH-së Joni Keta. Kujtojmë se nesër KLP në mbledhjen e radhës do zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

 

"Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t'u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij", deklaron ambasada amerikane.

Zyrtari amerikan për Europën vizitë në SPAK: PërpjekjetZyrtari amerikan për Europën vizitë në SPAK: Përpjekjet

Zyrtari amerikan për Europën vizitë në SPAK: PërpjekjetZyrtari amerikan për Europën vizitë në SPAK: Përpjekjet