AKTUALITET, 10 Dhjetor 2025, 17:09

Zgjidhet kreu i SPAK, mbledhja e KLP "blindohet" me diplomatë, vetëm Afrika nuk ka dërguar ende përfaqësues...

Zgjidhet kreu i SPAK, mbledhja e KLP "blindohet" me diplomatë,
Kandidatët për kreun e SPAK

Ditën e nesërme do të zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për një mandat tre vjeçar. 

Që prej zgjedhjes "dramatike" të Altin Dumanit tre vite më parë, ku në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u desh ndërhyrja e vet ish ambasadores amerikane Yuri Kim, që vështronte në sy anëtarët e KLP, përpara dhe gjatë votimit, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Një proces që duhet të ishte normal dhe rutinë për drejtësinë tonë të reformuar, do të zhvillohet në kushte "speciale" duke u monitoruar nga diplomatë të shumtë. 

Në mbledhje pritet të marrin pjesë përfaqësues të SHBA-ve, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë dhe ambasadori i BE-së. 

Nuk ka përfaqësues nga Afrika dhe Australia, por ende mbeten orë deri në mbledhjen e nesërme, për të konfirmuar pjesëmarrje edhe nga këto dy kontinente. 

Seanca plenare do të nisë në orën 09:00, ku do të zhvillohen intervistat me kandidatët dhe më pas do të kryhet votimi. 

Me gjithë këtë prezencë diplomatësh, është e paqartë se ku duhet t'i fokusojnë sytë më së shumti anëtarët e (gjorë) të KLP-së, por kuptohet që në fund votimi do të shpallet i lirë dhe i pavarur. 

Katër garuesit për kreun e SPAK janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Klodian Braho. 

Foto: Yuri Kim në mbledhjen e KLP-së tre vite më parë

Zgjidhet kreu i SPAK, mbledhja e KLP "blindohet" me diplomatë,

Zgjidhet kreu i SPAK, mbledhja e KLP "blindohet" me diplomatë,

Zgjidhet kreu i SPAK, mbledhja e KLP "blindohet" me diplomatë,