AKTUALITET, 10 Dhjetor 2025, 16:58

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK, reagon ambasada britanike në Tiranë: KLP ta realizojë procesin në mënyrë të lirë dhe të drejtë

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK, reagon ambasada britanike në

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut. Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, -shkruan ambasada.