AKTUALITET, 10 Dhjetor 2025, 15:10

Kadilli nuk kursehet: Nuk është PD, por Salia Demokratike!

Kadilli nuk kursehet: Nuk është PD, por Salia Demokratike!

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli teksa nuk i kurseu kritikat për të djathtën, ai tha se ajo është kthyer në ‘Salia Demokratike’.

Ai tha se merr vota kur do kryetari.

"Politika ka nevojë për qëndrime. Në 2021 dola që ditën e parë. Ajo nuk quhet partia Demokratike, por Salia Demokratike. Ata e quajnë partinë e Berishës, atje te foltorja, nuk e quajnë Parti Demokratike. Ajo lëvizja e Salianjit duhet të jetë e mirë, nuk i paragjykoj, por po flas për çfarë është bërë sot. Ti sot merr vota kur lëshon pe balonash kryetari, apo merr drejtim kur do kryetari.”, tha ai.