AKTUALITET, 10 Dhjetor 2025, 16:06

Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur

Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, ndërsa rrezikon edhe banesat e tjera që janë afër saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guras të Pogradecit dhe për momentin rrethanat dhe shkaqet e vatrës së zjarrit mbeten në hetim.

Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë soba e druve.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca zjarrfikëse, për të lokalizuar vatrën dhe ndaluar përhapjen e flakëve.

Eefektivëve u është dashur që të ngjiten deri në çati për të krijuar hapësira dhe shuar vatrën nga oxhaku.

Burime policore thanë se objekti ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të policisë, për të hetuar shkaqet e zjarrit dhe pyetur familjarët që jetonin aty.