AKTUALITET, 13 Mars 2023, 14:24

“Zvarritja e KQZ është e paligjshme”, Bardhi: Vendimi për PD duhej marrë të shtunën. Pse po fshihet Celibashi

“Zvarritja e KQZ është e paligjshme”, Bardhi: Vendimi

Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa akuza ka lëshuar në adresë të Kreut te KQZ, Ilirjan Celibashi.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.” -shkruan Bardhi në një koment në rrjete sociale.

“Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023.

Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!” vijon më tej Bardhi.