TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur mesditën e 13 marsit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Ministrja e pyetur nga mediat mbi arsyet, tha se ishte thirrur për t’u pyetur nga prokurorët lidhur me akuzat e opozitës.
Marrja në pyetje e Xhaçkës vjen pas padisë së opozitës për pronat e ushtrisë.
“Shpifje të ulëta. Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës. Padyshim që jam në dispozicion ë drejtësisë dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar. Jemi në dispozicion të drejtësisë. Jemi pro për të kthyer përgjigje për të gjitha çështjet që duhet të gjykohen, nuk bëj përjashtim dhe për funksionin që kam.
Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publik për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës.
Nuk ndryshon as baza detare, që do të jetë më emirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do të jetë dhe një port turist. Nuk ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës", deklaroi ministrja në dalje nga SPAK.