AKTUALITET, 13 Korrik 2023, 16:51

Zjarri në Astir, policia zbardh ngjarjen: 36-vjeçari u konfliktua me të atin dhe ...

Zjarri në Astir, policia zbardh ngjarjen: 36-vjeçari u konfliktua me

Zbardhet ngjarja në Astir, ku ra zjarr në garazhin e një pallati.

Sipas policisë, shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re, ju sqarojmë se: Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij. 36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.