AKTUALITET, 25 Gusht 2024, 13:59

Zjarr pranë Paraburgimit në Vlorë, rrezikohen disa banesa

Zjarr pranë Paraburgimit në Vlorë, rrezikohen disa banesa

Një zjarr ka rënë në një tokë të rrethuar në zonën e Paraburgimit në Vlorë.

Mësohet se flakët rrezikojnë disa banesa ndërkohë që dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë në terren për të vënë në kontroll flakët.