AKTUALITET, 25 Gusht 2024, 11:59

Dyshohet se vrau 72-vjeçarin Faik Ajdini, Gjykata lë në burg Blerti Kanushin

Dyshohet se vrau 72-vjeçarin Faik Ajdini, Gjykata lë në burg
Blerti Kanushi dhe viktima Faik Ajdini

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pa afat 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 72-vjeçari Faik Ajdini në Memaliaj.

Ndërsa për shtetasin me iniciale D.H., është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi. Kjo e fundit dyshohet për zhdukje te provave të krimit.

Fillimisht ka qenë prokurori Bledar Bala i cili përgjatë 30 minutave ka sqaruar me detaje rrethanat e ngjarjes se ndodhur ne fshatin Zhapokikë, ku ka sqaruar dhe dokumentuar me prova materiale veprimtarinë e Blerti Kanushit.

Ky i fundit ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment duke ua lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij Malo Sadikaj.

Ky i fundit dhe avokati tjetër i të arrestuarës, Agron Iljazi, në fjalën e tyre kanë sqaruar pozitën e klientëve të tyre duke kërkuar masë më të lehtë.

Më pas, kryesuesja e seancës Entela Selmanaj ka vendosur masën arrest në burg për Blerti Kanushin dhe arrest në shtëpi për D. H.