AKTUALITET, 24 Gusht 2024, 22:33

Dyshohet se i ngacmoi partneren, zbardhen detaje nga plagosja e 40-vjeçarit në Tiranë

Dyshohet se i ngacmoi partneren, zbardhen detaje nga plagosja e

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Yzberisht, ku një 40-vjeçar është plagosur me kaçavidë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak se 40-vjecari Klajdi Kapidani ka ngacmuar partneren e autorit.

Kujtojmë se një tjetër konflikt mes të rinjve ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari A. H., pasi dyshohet se u godit me thikë nga 25-vjeçari D. K.

34-vjeçari mësohet se u godit katër herë me mjet prerës, dy në gjoks ku njëra nga plagët ka qenë pranë zemrës, ndërsa dy goditje të tjera i ka pasur në këmbë.

Shkak për sherrin mes A. H., dhe D. K., thuhet se bë e dashura e këtij të fundit, pasi 25-vjeçari ka pretenduar se viktima i kishte ngacmuar partneren.