AKTUALITET, 25 Gusht 2024, 10:54

Të hënën do të mblidhet Konferenca e Ambasadorëve ‘Diplo 2024’, Hasani: Ja për çfarë do të diskutojmë

Të hënën do të mblidhet Konferenca e Ambasadorëve

Të hënën (26 gusht) në Pallatin e Kongreseve do të nisë punimet Konferenca e Ambasadorëve, me ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm të Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili shprehet se për tre ditë do të diskutojnë mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Postimi i Hasanit:

Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë ???????? mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare!

Të hënën do të mblidhet Konferenca e Ambasadorëve