TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në hyrje të qytetit të Vlorës gjatë ditës së sotme.
Bëhet me dije se flakët janë duke u favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta.
Pranë zonës ku kanë shpërthyer flakët ndodhen një numër i madh banesash, të cilat deri më tani për fat të mirë nuk ndodhen në rrezik.
Bëhet me dije se nga flakët janë djegur mjetet e rënda të një biznesi, ndërkohë që pronarët kanë kërkuar ndihmë për shuarjen e flakëve.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të qytetit të Vlorës, të cilat kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

