TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit se SPAK nuk ka arritur të gjejë kontratën origjinale të "sterilizimit" në Ministrinë e Shëndetësisë.
Avokati thotë se ky është një skandal i rëndë dhe se duhet të ndalen pagesat urgjentisht, madje është e paqartë se si Thesari ka paguar deri tani para për një shërbim, kur mungon kontrata origjinale në ministri.
"Njoftimi i SPAK, sipas të cilit "është gjetur origjinali i kontratës së koncensionit, por jo në ministrinë e Shëndetësisë", është edhe më i rëndë. Më i rëndë jo për SPAK, po për ngjarjen. Është konfirmim që nuk ka një kontratë ligjore të vlefshme në fuqi.
Kontrata që të jetë e vlefshme do të duhej të ishte e regjistruar në protokollin zyrtar të ministrisë. Vetëm pas këtij momenti dokumenti i nënshkruar bëhet akt nga ku fillojnë pasojat juridike. Numri i protokollit dhe vula e ministrisë e bëjnë dokumentin autentik dhe sigurisht origjinal.
Qartësisht duket që kontrata nuk është regjistruar as në protokoll, ndaj s’ka sesi të gjendet edhe në arkivë.
Mos gjetja e këtij akti në protokollin dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, si ministri burimore e aktit, e bën vetë aktin pa fuqi ligjore.
SPAK, në këto kushte duhet menjëherë të urdhërojë ndalimin e pagesave nga Thesari, i cili nuk dihet se me ç'akt ka bërë pagesat dhe të urdhërojë kthimin e çdo qindarke të paguar mbrapsht në buxhet.
Deklarimet e tipit "e gjeta Vangjel" janë për skenar filmash dhe jo për qëndrime zyrtare.
E përsëris, dokumenti i nënshkruar nga ministri, nuk bëhet dot akt pa u regjistruar në protokoll dhe pa marrë vulën e institucionit burimor.
Nëse kontrata nuk gjendet e regjistruar në protokollin dhe më pas në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është zyrtare", shkruan Manjani.