TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia tre ushtaraket e repartit të Zall Herrit, shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë se brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall Herr u zbuluan bimë kanabis të ndara në 6 parcela.
Gramoz Mullai, me detyrë shef i zbulimit, në deklarimet e para kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin, por nuk kishte mbajtur procesverbal.
Dy ushtaraket e tjerë kanë pretenduar se nuk kane konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.