TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme pas urdhërarresteve të SPAK për aferën e koncesionit të sterilizimit.
“Në daljen e djeshme me gjakftohtësi, pa treguar pendesë, nuk njohu as bashkëpunëtorët e arrestuar, asnjëlloj përgjegjësie apo faji për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti sikur të mos ishin në hetim 8 zyrtarë.
Në deklaratën e tij Beqaj, i shpëtuari i SPAK të partisë, me paturpësinë më të madhe u tha qytetarëve s afera nuk është koncesion por PPP.
Me këtë deklaratë u tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së vet.
Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe në seancën e gjatë të pyetjeve SPAK, dhe ky i fundit me urdhër të Ramës bëri sikur e besoi, dhe firmosi si për Veliajn, në një akt shkatërrimtar për organin e akuzës amnistinë e tij. Ai ka katër firma në aferën 100 milionë euro të sterilizimit.
Nuk ngritën padi ndaj tij por e falën sikundër
Shqiptarë të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Rama”, tha Berisha.