TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka shpërthyer në një banesë të Lushnjës mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço” të këtij qyteti.
Sipas policisë flakët shpërthyen në banesën e 68-vjeçarit me iniciale P. M.. Për pasojë ai ka marrë djegie në trup.
Tashmë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Për tu përcaktuar mbetet edhe përcaktimi i shkaqeve të rënies së zjarrit.