TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i moshuar, 78-vjeç, banues në fshatin Vidhas në Elbasan ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi banesa në të cilën ai jetonte u përfshi nga flakët.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në përpjekje për shuarjen e tyre i vetëm, situata ka dal jashtë kontrollit duke i shkaktuar të moshuarit asfiksi.
Zjarrfiksja pasi ka mbërritur, ka neutralizuar gjithçka, duke i lënë vendin grupit hetimor për vijimin e punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. V., 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit.