AKTUALITET, 27 Shtator 2025, 14:05

Ministrja Koçiu zbret në terren, inspektim në Kurbin, vijon lirimi i hapësirave publike

Ministrja Koçiu zbret në terren, inspektim në Kurbin, vijon

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka kryer inspektim në një prej aksioneve për lirimin e hapësirave publike në Kurbin.

Teksa ishte ne një vendgrumbullim automjetesh, Koçiu u shpreh se hapësirat publike do t’i rikthehen qytetarëve.

“Kemi filluar evidentimin dhe seleksionimin e këtyre mjeteve në hapësirë publike. Është ndotje e konsiderushme për Bashkinë e Laçit, por dhe për bashkitë e tjera të vendit. Ne do ta lirojmë këtë hapësirë, do ia kthejmë Bashkisë së Laçit. Të kemi një Shqipëri të pastër, por edhe të sigurt”, tha ndër të tjera Koçiu.