TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vatër zjarri ka djegur plotësisht një stan bagëtish në fshatin Mashkullorë, Bashkia Gjirokastër ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpëtuar banesat nga flakët.
Flakët u shfaqën mesditën e sotme, rreth orës 13.10 në një ambient që përdorej për mbajtjen e kafshëve shtëpiake.Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është nisur automjeti zjarrfikës me efektivët.
Me mbërritjen e tyre u konstatua se kasollja ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej në banesat përreth.Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë izolimi i flakëve dhe u shmang përhapja e tyre. Zjarri nuk shkaktoi dëme në gjënë e gjallë ndërsa u regjistruan vetëm dëme materiale.