TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike është në kërkim të një kandidati për Bashkinë e Tiranës. Tashmë kanë mbërritur në ambientet ku do të zhvillohet takimi për të gjetur një kandidat nga opozita për zgjedhjet në Tiranë, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.
Ka qenë Mediu ai i cili mbërriti i pari e më pas Duka. Nga ana tjetër Flamur Noka, ka qenë së bashku me Këlliçin në një makinë, raporton Top Channel.
Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u mandatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese.