TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në "Facebook" për vrasjen e biznesmenit Italian, Edoardo Sarchi, i cili sipas tij jetonte në Shqipëri prej 20 vitesh.
Berisha dënon krimin dhe publikon mesazhin e një qytetari dixhital për autorin e dyshuar.
POSTIMI I BERISHËS
Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit.
Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri
Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit
Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.
Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.
Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie.
Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë
Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe "komandant Ramën" se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët.