TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kur na ndajnë më shumë se 1 vit e gjysmë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon që emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë kufirit të Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Për të bërë të mundur votën e emigrantëve, ata prezantuan një draft me disa ndryshime në kodin zgjedhor, për të cilën deklaruan se modeli ku janë bazuar është gjerman dhe shpjeguan hallkat se si do të veprohet.
“Ti bën një kërkesë në KQZ që unë jetoj jashtë shtetit, dua të votoj, të vjen letra nga KQZ-ja me ato zarfet që ka brenda, ti e plotëson, shkon numërohet në një moment të veçantë, ruhet në mënyrë të veçantë sepse për ne është shumë e rëndësishme siguria e kësaj vote”, deklaroi Florian Haçkaj, themeluesi i Diasporës për Shqipërinë e Lirë.
Haçkaj pati edhe disa mesazhe për politikën dhe vonesën e tyre për të përparuar në këtë drejtim. “Nuk duam të shkojmë as tek Strasburgu nëse kjo nuk zgjidhet sepse më besoni të gjitha janë të diskutuara paraprakisht, ne duam të shpresoj që politikëbërja e do këtë gjë ose të paktën para gjykatës më të lartë në vend duhet ta bëj këtë gjë”, tha Haçkaj. Drafti me ndryshimet do të dorëzohet në Kuvend, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe te presidenti.