TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy djem të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç janë larguar nga banesa duke humbur kontaktet me familjarët.
Ka qenë nëna e tyre D. K., 49 vjeçe e cila dy javë pas largimit të tyre nga banesa ka bërë kallëzim në polici duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.
“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.