AKTUALITET, 6 Mars 2022, 12:08

Zgjedhjet/ Yuri Kim në terren, ndjek nga afër procesin e votimit në Durrës

Zgjedhjet/ Yuri Kim në terren, ndjek nga afër procesin e votimit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur mesditën e së dielës në Durrës ku edhe po mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.

Kryediplomatja amerikane është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit. Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit.