AKTUALITET, 6 Mars 2022, 11:53

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi inspekton ecurinë e procesit në KZAZ e Vorës, thirrje partive politike të respektojnë heshtjen zgjedhore. Takim dhe me Tabakun

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi inspekton ecurinë e procesit në KZAZ e

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shkoi në KZAZ e Vores, nr. 26 dhe prej andej i bëri thirrje të gjitha partive politike që deri në përfundim të procesit të votimit të dielën, duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore. 

Në këtë foto shihet vizita e Celibashit në këtë KZAZ si dhe të takimit të tij me nënkryetaren e PD-së, Jorida Tabaku.

Edhe Tabaku ndodhet në këtë KZAZ pasi prej nisjes së procesit në mëngjes, ka pasur një ngërç në Vorë për sa i takon emërimit të anëtarëve të qendrave të votimit të PD-së.

Celibashi: I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në #Zgjedhje6Mars se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore. Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit.

Kreu i KQZ më pas do te inspektoje ecurine e procesit te votimit ne Domje dhe Berxulle.