AKTUALITET, 23 Prill 2022, 19:19

Zgjidhen kryetarët e PD-së në degën 15 Tiranë dhe në Pukë (Emrat)

Zgjidhen kryetarët e PD-së në degën 15 Tiranë dhe

Komisioni i Rithemelimit njofton se ka përfunduar procesi zgjedhor edhe në degën 15 në Tiranë dhe në degën e PD në Pukë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues në degën 15 Tiranë, Florind Mansaku dhe në Pukë Demir Hyseni me 67% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.