AKTUALITET, 20 Maj 2024, 14:13

Operacioni i SPAK/ Gazetarja Anduena Llabani: Ka lista me emra ku do të shkonin 3 milionë eurot e sekuestruara

Operacioni i SPAK/ Gazetarja Anduena Llabani: Ka lista me emra ku do të

Gazetarja Anduena Llabani foli në MCN TV mbi goditjen e 7 grupeve kriminale nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Llabani vë në dukje se janë gjetur jo vetëm para, por edhe lista me emra se ku do të shkonin 3 milionë euro cash.

Gazetarja thotë se Durim Bami, ndonëse eksponent modest në botën e krimit, ai mund të jetë dëshmitar i shumë ngjarjeve, dhe mund të konsiderohet një “thesar” për hetimet nëse pranon të flasë.

Anduena Llabani: “Shefa policie grabisin tonelata kokaine, kapin një shumë minimale dhe na dalin në konferenca shtypi. Deri më tani nuk e di nëse ka pasur goditje më të fortë për grupet kriminale. Unë di që ka një fraksion tjetër të hetimit. Unë di që ish-deputetë dhe zyrtarë e kanë patur programin Sky Ecc. Kam parë gazetarë, individë që kishin dy telefona. Ka edhe nga ata njerëz që e kanë pasur në kompjuterin e tyre. Të gjithë ç’kodimet që erdhën nga vendet e BE në nëntor 2023, jemi maj 2024, dhe kemi 51 urdhër-arreste.

Ne kemi edhe kontrolle që i kanë shoqëruar këto masa sigurime. Në këtë listë kemi edhe punonjës policie, ish-drejtues policie.

Edhe te vrasja e bankierit Santo, ka informacione në lidhje me këtë ngjarje. Kemi personazhe si Durim Bami, që ishte një nga të dyshuarit kryesor për ngjarjen. Por ende për momentin s’kanë dalë detaje konkrete në lidhje me këtë ngjarje. ‘Metamorfoza 3’ do të vijojë me ‘Metamorfoza 4’.

Indicia është enkro chat-i, janë sekuestruar telefonat celularë të këtyre personave. Janë gjetur jo vetëm para, por edhe lista me emra ku do të shkonin këto para. Ku do të shkonin këto 3 milionë euro Cash. Në kërkesën për masë sigurimi thuhet që pjesa më e madhe e krimeve janë bërë me pagesë, që ushtronin aktivitet në Fushë-Krujë. Kemi edhe njerëz të marrë nga jashtë për të vrarë në Shqipëri.

Të gjitha vrasjet e bujshme në 10 vite, që janë pa autorë. Ka element për hetim edhe për vrasjen e Ervis Martinajt.

Mbase Durim Bami mund të jetë dëshmitar i shumë ngjarjeve. Është e njëjta gjë që ka ndodhur në mafien italiane që zhdukeshin dëshmitarët. Durim Bami ka qenë modest, në lidhje me sjelljen kriminale, por ka qenë thesar. Në momentin që vihet para fakteve mund të pranojë të dëshmojë për shumë gjëra.”