TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar këtë të dielë në Durrës për të vëzhguar nga afër procesin zgjedhor.
Në një prononcim për mediat, diplomatja amerikane tha se “situata duket shumë e qetë dhe e rregullt deri më tani”.
“Të gjithë ato Qendra Votimi që kemi vizituar deri tani duket se cdo gjë po shkon mirë”.
E pyetur për një mesazh për qytetarët në këtë ditë, Kim tha:
“Vota është e drejta juaj dhe përgjegjësia juaj kështu që votoni”.
Kujtojmë që përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë janë shpërndarë këtë të dielë në të gjashtë bashkitë e vendit ku qytetarët janë thirrur sot për të zgjedhur kryetarin e qytetit të tyre.



