TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi i Shqipërisë ka përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka, pasi u konfliktuan verbalisht me kryeministrin Rama. Kuvendi tha se ata ishin të pirë dhe përdorën fjalor të papërshtatshëm gjatë votimit të buxhetit 2023.
Gjatë momentit kur seanca parlamentare u ndërpre që teknika të bëhej gati për të votuar tre projektligjet e paketës fiskale dhe Buxhetin e vitit 2023, dy deputetë të PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka replikuan me Ramën.
Në pamje shihet momenti kur garda rrethon foltoren, teksa kryeministri qëndron i ulur në karrigen e tij dhe Paloka konflikohet me të.
Pasi deputeti demokrat ulet në vendin e tij, Rama i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikolla: “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.
Pas kësaj, dy deputetët e PD Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.
Sipas njoftimit, dy deputetët nën efektin e pijeve alkolike kanë bërë veprime të pasjellshme në seancë gjatë votimit për projekt buxhetin e vitit 2023.
“Kuvendi i Shqiperise bazuar në Rregulloren e vet do të marrë masa disiplinore me përjashtim 10 ditor nga punimet, për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Për shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.” – njoftoi Kuvendi.