TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të mitur në Tiranë kishin menduar si një rrugë të shpejtë për të fituar para, mashtrimin përmes Instagramit.
Ata kishin hapur profile me foto vajzash, duke ‘peshkuar” për klientë, pasi pretendonin se ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Por duket se kjo “gjetje” nuk u ka rezultuar e suksesshme, pasi janë zbuluar nga policia.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, për shtetasit e mitur D. B. dhe D. P., banues në Tiranë, pasi kanë krijuar adresa false, me foto vajzash, në rrjetin social Instagram, dhe nëpërmjet tyre kanë mashtruar shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do t’u ofronin shërbime me natyrë seksuale, kundrejt pagesës”, njofton policia.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.