TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Klevis Balliu, ka deklaruar nga qyteti i Lushnjës se janë propozuar disa emra, të cilët do t'i nënshtrohen primareve nga anëtarësia e demokratëve për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie që do konkurojë në zgjedhjet e 6 marsit.
Në prononcimin e tij për mediat, Balliu theksoi se kandidati që do përzgjidhet nga anëtarësia, do të arrijë fitore në Bashkinë e Lushnjës.
Sipas Balliut, u propozuan shtatë persona, ku nga këta të shtatë, më të spikaturit janë Arben Zajmi, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.