AKTUALITET, 20 Janar 2022, 15:40

Gjekmarkaj nuk ndalet: Lulzim Basha është burrë që nuk i dridhet qerpiku...

Gjekmarkaj nuk ndalet: Lulzim Basha është burrë që nuk i

Agron Gjekmarkaj, i sapo caktuar nënkryetar i Partisë Demokratike, ka mbajtur një fjalim me shumë lavde ndaj Lulzim Bashës në Kurbin. 

Gjekmarkaj deklaroi se Bashës "nuk i dridhet qerpiku", duke i'u referuar ngjarjeve të 8 janarit ku Lulzim Basha blindoi partinë dhe u bunkerizua në seli. 

"Lulzim Basha është burrë që nuk i dridhet qerpiku... Është i gatshëm të përballet me regjimin. 
Është i gatshmë të jetë nesër kryeministër i Shqipërisë", tha ndër të tjera Gjekmarkaj. 

Ish analisti, tashmë i shndërruar në politikan, deklaroi gjithashtu se Shqipëria duhet të bëhet më pro amerikane.