AKTUALITET, 20 Janar 2022, 13:59

Edi Rama mbledh Kryesinë e PS, në fokus zgjedhjet e 6 Marsit

Edi Rama mbledh Kryesinë e PS, në fokus zgjedhjet e 6 Marsit

Kryeministri Edi Rama prej orës 13:30 ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste. Fokusi i takimit janë zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në gjashtë bashki në datë 6 mars.

Presidenti Ilir Meta zyrtarizoi paraditen e sotme dekretin për zgjedhjet e pjesshme lokale në javën e parë të muajit mars në gjashtë bashkitë që janë pa kryetar.

Situata në kampin e shumicës është e qetë, ndërsa rivali përballë, opozita është më e përçarë se kurrë për shkak të konfliktit Basha-Berisha dhe ndarjes me aleatët.

Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar:

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetën” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.

4-  Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.