TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga qyteti i Shkodrës, Presidenti Ilir Meta ka folur pas dekretimit të datës 6 mars për zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit.
Kreu i shtetit u ka bërë apel të gjithë aktorëve politikë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos bojkotojnë.
Aktorët politikë të gjithë të dëshmojnë reflektimin e duhur dhe ti shërbejnë një procesi shembullor që do jenë në vëmendjen e institucioneve që kanë bërë vërejtje për standardet e zgjedhjeve”, tha Meta.
“KQZ ka punën më të madhe tashmë për të pasur një proces shembullor për të gjithë qytetarët që duhet që të marrin pjesë . Vota është mjeti kryesor në demokraci dhe nuk duhet që të humbet forca që ajo ka.
Është një element i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë në vend.
Nuk janë zgjedhje kombëtare dhe përgjithshme vendore por janë zgjedhje në disa bashki kryesore në vend.
Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh ka të bëjë me respektimin e votës së lirë në vend dhe si anëtarë të forcave të ndryshme.
Unë i nxis të gjitha këto që të kenë reflektimin e duhur dhe ti shërbejnë një procesi të rregullt.
Ne presim që së bashku me Maqedoninë e Veriut të çelim dhe negociatat për në BE dhe ky është një moment i rëndësishëm për të treguar një moment reflektimi nga të gjithë”, u shpreh Meta.