AKTUALITET, 20 Janar 2022, 17:26

Një shqiptare nën hetim në Itali, ka marrë mijëra euro nga Silvio Berluskoni

Një shqiptare nën hetim në Itali, ka marrë mijëra euro

Një shqiptare është nën hetim lidhur me aferat e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, kandidat i qendrës së djathtë italiane për të qenë Presidenti i ardhshëm i Republikës Italiane. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Julinda Llupo datëlindja 1987, lindur në Tiranë e banuese në Itali.

Historia e ndërlikuar është zbuluar nga gazeta italiane "Domani", e cila rindërton faktet në një shkrim të gjatë. Historia del në dritë pas një raporti nga UIF, zyra kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë.

Shqiptarja në periudhën kohore, shkurt 2020-tetor 2020, ka marrë 70 mijë euro nga ish Kryeministri italian Silvio Berluskoni. Dhurata, sipas gazetës ka mbërrirtur te e reja shqiptare në nëntë këste. Por nuk është vetëm kjo, pasi Julinda Llupo rezulton se merr para nga kreu i "Forza Italia" që prej vitit 2010.

Një shqiptare nën hetim në Itali, ka marrë mijëra euro

Një pjesë e shumës është përdorur për të paguar qiranë e një apartamenti në pronësi të gjyqtarit të pranishëm në kolegj, i cili liroi ish-kryeministrin në gjyqin Mediatrade.

Zyra kundër pastrimit të parave të Banka Italia ka hapur një dosje hetimore duke e konsideruar si një depozitim anomali e lidhur me persona të tjerë fizikë e juridikë.