AKTUALITET, 23 Prill 2025, 12:00

Zgjedhjet e 11 majit/ Humb vula e KZAZ në Dropull të Gjirokastrës, nisin hetimet

Zgjedhjet e 11 majit/ Humb vula e KZAZ në Dropull të

Policia e Gjirokastres njopfton se ne fshatin Grapsh ka humbur vula e KZAZ, dhe ky rast eshte denoncuar nga sekretari i komisionit. Kane nisur hetimet

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së.

Vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.