TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale.
Ajo ka shprehur kritika të ashpra ndaj Lulzim Bashës. Kryemadhi e akuzon Bashën për tradhti politike, duke e konsideruar si përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit dhe dobësimin e opozitës.
“Në qoftë se tradhtia, pabesia, imoraliteti, poshtërsia, ligësia, fundërrllëku, legenllëku, çdo gjë do të përmblidhet në emrin e Lulzim Bashës.
Pra, ku është Shqipëria sot, është rezultat i gjithë mënyrës politike që ndërtoi Lulzim Basha.
Pra, kërcënimi që u bë nëpërmjet McGonigal apo dhe mosmarrjes së vizës amerikane, ai dorëzoi gjithë fatin, jo vetëm të opozitës shqiptare, por të të gjithë shqiptarëve, e dorëzoi në duart e një njeriu,” tha Kryemadhi.