AKTUALITET, 26 Mars 2025, 13:00

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton programin për bujqësinë: Do të dalim menjëherë nga Ballkani i Hapur, ID do të jetë NIPT-i fermerit

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton programin për bujqësinë:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi sot programin e opozitës për bujqësinë.

Ai tha se pas 11 majit, Shqipëria do të dalë nga Ballkani i Hapur, të cilin e quajti rrënues të prodhimit bujqësor.

“Do subvencionojmë fermerët dhe do rritet fondi nga 0.5% e shpenzimeve buxhetore në 3.5% sa është niveli mesatar i rajonit. Mbrojtje sezonale e prodhimeve bujqësore Dalje e menjëhershme e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur që po rrënon prodhimin bujqësor dhe blegtoral shqiptar dhe zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga procesi i Berlinit”, ishin pikat që renditi Berisha si pjesë e programit për bujqësinë.

Sipas tij “karta e ID do të jetë NIPT-i i fermerit. “TVSH do të jetë e njëjtë në shitje dhe në blerje. Paratë do shkojnë te fermeri dhe jo te grosisti. Do krijohet Agjencia e Studimit të Tregjeve dhe orientimit të fermerëve. Mbështetje me grante dhe kredi të buta për fermerët agropërpunues”.