AKTUALITET, 26 Mars 2025, 11:05

Shkodër, Rama: Skuadra jonë, shumë përfaqësuese. Kundërshtarët i kemi mbrapa, jo përballë! Ndaj dëgjojmë mallkime e lehje...!

Shkodër, Rama: Skuadra jonë, shumë përfaqësuese.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Shkodër, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark, është shprehur se skuadra e tyre është shumë përfaqësuese dhe sipas tij ky është një avantazh i madh për PS në zgjedhjet e 11 majit.

Rama: Në Shkodër, kemi arritur të formatojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese, që mbulon praktikisht të gjitha ndjeshmërie dhe njëkohësisht edhe kategoritë, që u flet të gjithëve, pavarësisht moshës, gjinisë dhe prejardhjes, pasi kushdo që jeton në Shkodër, apo është i lidhur me Shkodrën, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që do.

Ky është avantazh i madh për ne, krahasimisht me ata që kemi mbrapa, se përballë kemi vetëm horizontin e BE. Nuk kemi kundërshtarë përballë, i kemi vetëm mbrapa. Prandaj dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme, zhurma, mallkime sharje britma dhe lehje.