TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatët e opozitës duke u shprehur se “kartëvizita e kënetës janë lista e deputetëve të Shkodrës”.
Kreu i qeverisë u shpreh se opozita është kthyer tek disa personazhe, që sipas Ramës, “të vjen zor ti përmendesh edhe emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës”.
“Dhe nëse ka një kartëvizitë këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto një person që unë ka respekt që është ajo zonja në Parlament”, deklaroi ai.
Edi Rama: E ka bekuar Zoti si asnjë qytet tjetër të Shqipërisë me të gjitha llojet, çdo gjë që natyra mund të ofrojë dhe mund të ketë si larmi, Shkodra e ka.
Na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës, e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës që janë kthyer tek disa personazhe, nuk e kuptoj dot si mund të insistohet në të njëjtin budallëk, është habi shumë e madhe, disa personazhe që të vjen zor ti përmendesh edhe emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës.
Kënetë e vërtetë dhe nëse ka pasur dhe ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se çfarë është këneta ka qenë Shkodra derisa para se Beneti të vinte.
Dhe nëse ka një kartëvizitë këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto një person që unë ka respekt që është ajo zonja në Parlament.
Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë te ca personazhe. Si mund të insistohet në të njëjtin budallëk. Ca personazhe që të vjen zor ti përmendësh dhe emrin që i kanë vënë në listën e kënetës.
Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu dhe nëse ka një kartëvizitë. këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë.
S’ka lidhej me çfarë i duhet Shkodrës, Shqipërisë dhe ca i duhet të gjitha shtresave dhe kategorive, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.
Lista e mbyllur e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Shkodër
Luçiano Boçi
Kliti Hoti
Greta Bardeli
Ramadan Likaj