AKTUALITET, 26 Mars 2025, 11:37

Arrestimi i ish-zyrtarëve të PS nga SPAK, Rama: Kush devijon nga rruga dhe bën punë jo të ndershme mbas shpinës tonë të shkojë atje ku ka vendin

Arrestimi i ish-zyrtarëve të PS nga SPAK, Rama: Kush devijon nga rruga

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët duhet të jenë krenarë për përparimin e bërë në fushën e reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij nga Shkodra ku ka prezantuar kandidatët e PS për 11 majin, ai ka pohuar se për herë të parë që nga 1912, pushteti politik ka dorëzuar “shpatën”, duke ia lënë në dorë drejtësisë.

Rama ka paralajmëruara edhe të vetët duke theksuar se kushdo që keqpërdor pushtetin e dhënë nga qytetarët, duhet ë shkojë “aty ku e ka vendin”.

Edi Rama:  Na tregojnë ne me gisht për një punë të bërë nga drejtësia. Ne dorëzuam shpatën për herë të parë që nga 1912, pushteti politik nuk ka në dorë shpatën. Tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi, përtej të gjitha lajthitjeve çudirave e gabimeve, është një proces historik i domosdoshëm që do ta mbështesim deri në fund. 

Ne dorëzuam shpatën për herë të parë drejtësisë. Tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi përtej të gjitha lajthitjeve që mund të ketë ky proces, në thelb është proces historik, i domosdoshëm që do e mbështesim deri në fund.

Ata që s’do të kenë asnjëherë në dorë e shikojnë SPAK si të vetmen shpresë që të kapin ndonjë gjë, sepse ndryshe nuk kanë se si të luftojnë fare me ne.

E shohin si aleat për të bërë politikë opozitare, është normale, puna e tyre.

Bufi i kënetës bashkë me kënetën  thonë do ta shkrijmë më 12 Maj. Ne jemi garantët për këtë dhe jemi shumë krenar, e kemi të qartë vijë: Kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme mbas shpinës tonë të shkojë atje ku ka vendin.

Është e thjeshtë, s’ka asnjë gjë për të pasur dyshime dhe dilema