TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, zv.kryeministrja Belinda Balluku, pati një lidhje live me emisionin “Opinion”.
Ajo theksoi se mandati i 12 i fituar në këtë qark erdhi si pasojë e mbështetjes plebishitare nga fierakët, pasi sipas saj, kanë votuar edhe shumë të djathtë. Balluku u shpreh se zgjedhësit shqiptarë nuk shkojnë më për tifozëri.
“Ka filluar që të vlerësojë CV e atij që i ulet përballë. Pra çfarë ka bërë ky personazh, ky politikan që ulet me të në një takim, në një tryezë”, tha Balluku.
Ajo theksoi se vetë personalisht shkoi në qark me një program politik. Ndryshe flet për kundërshtarët.
“Skuadra kundërshtare ka zgjedhur të bëjë fushatë përmes Facebook pa takuar njerëz duke akuzuar kundërshtarët dhe duke mos premtuar asgjë”, tha ajo.
Një nga akuzat që i janë bërë Partisë Socialiste është edhe fakti që ka përdorur administratën në zgjedhje. Balluku theksoi se nuk i njeh drejtorët e administratës së Fierit. Ajo theksoi se takimet bëhen pasdite dhe nuk t’i fitojnë ata zgjedhjet.
“Personalisht unë nuk i njoh drejtorët që janë në administratën e Fierit, në daç besoje këtë, në daç mos e beso. Nëse ka drejtorë që janë struktura partie nga kohë përpara, ata vazhdojnë jetën e tyre, takimet bëhen pasdite, nuk bëhen në mëngjes.
Drejtorët e Fierit, as kam interes që t’i përfshija në fushatë pasi ashtu siç mund të kenë ndonjë aftësi për të ndihmuar, nga ana tjetër më shumë prish punë administrata të siguroj për këtë sepse sido që të jetë, një administratë krijon dhe pakënaqësi.
E kam parim këtë gjë, por është shumë e vështirë që ta shpjegosh. Nuk t’i japin votat drejtorët. Do i referohem prapë 2013-ës. I kishte Sali Berisha gjithë drejtorët. Duhet ta harroni këtë sepse bëhen akuza, por nuk po shohim faktet”, tha Balluku.
Ajo hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj, Gazment Bardhi se ky i fundit ka bullizuar vajzat.
Bëhet fjalë për kandidatet socialiste Zegjine Çaushi në Roskovec dhe Kiduina Zaka në Lushnje.
Balluku tha se përgjigjen Bardhit ia dhanë qytetarët. Sa i përket videove të Çaushit ndaj Bardhit që u bënë virale në fushatë, Balluku tha se ajo mbrojti veten e vet.
Si shembull të bullizimeve mori edhe veten e vet dhe fotomontazhet që sipas saj hedh Bardhi që për Ballukun është “me probleme hormonale”.
Belinda Balluku: Opozita e ka bërë fushatën në Fier në Facebook. Ndërkohë që rrinte opozita shkruante dy faqe akuza, pa asnjë lloj baze, duke bullizuar gratë e listës së Fierit, unë ato dy orë që i duhet të shkruajë, ta shikojë, ta rishikojë, unë ato dy orë bëj 4 takime.
Po të jetë për bullizim nxorrët Zegjinenë që vuri përpara gjithë burrat?
Belinda Balluku: Ma thuaj emrat e kujt burrave? Të lutem mu përgjigj, kë burra vuri Zegjineja nën bullizimin e saj?
Gazment Bardhin, i ngarkuari politik i qarkut....?
Belinda Balluku: Ç’ne sepse Zegjineja i është përgjigjur këtij zotërisë që nuk kam dëshirë t’i zë emrin në gojë. Duke qenë se lista e kandidatëve doli më 12 Mars dhe zotëria që e ka bërë fushatën me Facebook dhe nuk ka takuar askënd në Fier, zotëria doli në 14 Mars duke akuzuar një vajzë 26 vjeç, e cila ka mbaruar shkollën me medalje ari, vjen nga një fshat shumë i vogël në Roskovec, nga Vloshi, e rritur me 700 halle dhe vendosi të kandidojë.
Ky zotëria doli dhe e quajti të korruptuar, një vajzë 26 vjeç. Tani kush bullizoi kë? E vetmja ndryshim është që ajo vajzë nuk është si të tjera, por është luftëtare ndoshta se është rritur me halle dhe i doli përballë dhe iu përgjigj siç e meritonte. Pse qenka bullizuar zotëria? Pse nuk e mbroni këtë vajzën që e keni marrë nëpër panele dhe e keni bërë copash? Sepse mbrojti veten e vet? Çfarë duhet të bëjë ajo? Si quhet e drejta dhe vjen Sali Berisha në mes të Fierit dhe gjithë fjalimin e tij politik, në vend që të bënte prezantimin e programit, e mbështeti mbi Zegjinenë 26 vjeç. Pse nuk shqetësoheni për këtë lloj bullizimi.
Pse nuk shqetësoheni për Kiduina Zakën që i njëjti zotëri që u mor me Zegjinenë, dhe i njëjti kryetar partie, u morën me një psikologe 31 vjeç, është quajtur kreu i bandave të Lushnjës. Po fëmijët e mi pse duhet të shikojnë fotomontazh të këtij zotërisë që kërkon të bëjë politikë me hekura të nënës së tyre para fytyrës. Se e thotë ky, me probleme hormonale? Kush është bullizuar këtu zoti Fevziu? Në politikë kërkoni që të futen njerëz të rinj dhe u futën dy vajza. Njëra 26 vjeç dhe njëra 31 vjeç dhe del një që ia tregoi Fieri se ça mendojnë për atë person dhe i merr ato vajza dhe i merr përpara. I tregon që qenka kreu i bandave dhe Zegjineja e korruptuar.