AKTUALITET, 15 Maj 2025, 09:23

FOTOT/ I rrethuar nga qytetarët me familjen në krah, Rama ndan pamje nga fjalimi i fitores në ‘Skënderbej’: Falenderimet s’do mjaftojnë kurrë

FOTOT/ I rrethuar nga qytetarët me familjen në krah, Rama ndan pamje

Kryeministri Edi Rama, i sapokonfirmuar në detyrë për mandatin e katërt, e ka nisur ditën me disa foto nga fjalimi që mbajti në sheshin “Skënderbej” për fitoren e thellë që i dhanë qytetarët më 11 maj. Kreu i qeverisë shkruan se falenderimet nuk do të mjaftojnë kurrë për privilegjin dhe besimin që ka marrë.

“Mirëmëngjes dhe me falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në fjalimin e tij të fitores, Rama tha se qytetarët zgjodhën mes yjeve të BE-se dhe greminës, duke iu referuar opozitës.

Sipas tij, qytetarët i kthyen zgjedhjet në një “referendum” për t’u bashkuar me BE-në. Teksa e konsideroi mandatin e katërt si sfidën më të madhe ndonjëherë, ai premtoi se do ta çojë deri ne fund zotimin e tij për të vënë karrigen e Shqipërisë në tryezën e BE-së.