AKTUALITET, 15 Maj 2025, 10:00

"S'hyj në parlament po fitoi Rama"/ A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

"S'hyj në parlament po fitoi Rama"/ A do e mbajë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi me ironi dhe një ton të papërshtatshëm kur u pyet nëse do të mbante premtimin e dhënë dhe do të jepte dorëheqjen nga mandati në rast se Edi Rama rizgjidhej sërish kryeministër dhe fitonte zgjedhjet.

“Besoj se nuk e do përgjigjen siç e jep Flamuri, apo jo...?”, u shpreh Paloka.

Gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, në hyrje të selisë blu mbrëmjen e djeshme, Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike me liderin e PD-së, Sali Berisha, duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe duke fajësuar kryeministrin Edi Rama për manipulim të procesit.

“Komentet i ka bërë kryetari i partisë? Po Rama ka përgjegjësi? Rama ka përgjegjësi? Rama ka përgjegjësi që i vodhi apo vetëm ne kemi përgjegjësi?! Vetëm ju jeni media që përgjegjësinë e shihni te ai që vidhet dhe jo të hajduti. Do flasim (bën me shenjë kohore)”, tha Paloka.