AKTUALITET, 15 Maj 2025, 10:19

'11 maji'/ Vota preferenciale për Lezhën, ja kandidati më i votuar demokrat! Kush merr mandatin nga socialistët e listës së hapur

'11 maji'/ Vota preferenciale për Lezhën, ja kandidati

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në qarkun e Lezhës. 

Në këtë qark PD-ASHM mori shumicën me 4 deputetë, ndërsa socialistët siguruan 3 ulëse në Parlament.

Opozita e Sali Berishës do të përfaqësohet nga Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, që siguruan mandatin si kandidatë të listës së mbyllur, si edhe Gjin Gjoni me 8873 vota dhe Kastriot Piroli me 5632 vota, nga lista e hapur.

'11 maji'/ Vota preferenciale për Lezhën, ja kandidati

Nga radhët e socialistëve Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj siguruan mandatin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë pjesë e Kuvendit të ri nën logon e PS u fut vetëm një kandidate nga lista e hapur, Marjeta Neli, e cila siguroi 6745 vota.

'11 maji'/ Vota preferenciale për Lezhën, ja kandidati