TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme Partia Socialiste do të mbledhë Grupin Parlamentar.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për qëndrimin që do të mbajnë socialistët për deputetin Ornaldo Rakipi, si dhe për dorëzimin e emrave të propozuar nga deputetët socialistë për presidentin/en e re. Për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, kryeministri Edi Rama deklaroi se socialistët i kanë votat për të zgjedhur presidentin e ri.
Ditën e djeshme, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla deklaroi se do të prezantojë qëndrimet që do të mbahen në mbledhje për mediat.
Ish-deputeti i Elbasanit, Aqif Rakipi u shpall ‘Non Grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 11 prill 2022.
Aqif Rakipi akuzohet nga SHBA si person që kërcënon stabilitetin e Shqipërisë përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese të vendit.