AKTUALITET, 13 Qershor 2024, 17:15

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KLP-KLGJ/ Bardhi e pyet për njohjen me Engjëll Agaçin, ja si përgjigjet kandidatja

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të KLP-KLGJ/ Bardhi e pyet

Nënkomisioni i Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e shoqërisë civile (anëtarët jo-magjistratë) ka vijuar me marrjen në pyetje të kandidatëve të përzgjedhur, të cilët më pas do ti nënshtrohen një tjetër selektimi.

Para komisionit është paraqitur kandidatja Eris Hysi, e cila ka bërë një paraqitje për veprimtarinë e saj dhe arsyet sepse kandidonte për një nga vendet vakante në atë që njihet si qeverisja e sistemit të drejtësisë (KLGJ-KLP).

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së  Gazment Bardhi pyeti kandidaten Eris Hysi, nëse ka lidhje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Në përgjigjen e saj, Hysi ka pohuar se ka njohje me Agaçin, por tha se raportet kanë qenë kur ai ka ushtruar profesionin e avokatit.