TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Menjëherë sapo doli nga ambientet e SPAK ku u mor në pyetje për më shumë se 3 orë, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ishte në tryezën e organizuar me sipërmarrësit. Meta tha se po shkatërrohet konkurrenca, ndërsa evidentoi ligjet e cila sipas tij bëhen me porosi. Ai shtoi se paratë vidhen pa u futur në buxhet, ndërsa klima për sipërmarrësit është e vështirë.
“Faktet janë të qarta se si mund të funksionojë sipërmarrja në një vend ku nuk ka transparencë për tenderat, ku të gjithë fituesit janë të paracaktuar, ku kriminaliteti e korrupsioni sundojnë në çdo qelizë të shtetit dhe gjyqësorit.
Paratë vidhen pa u futur në buxhet.
Akoma më problem është pasiguria ligjore. Synojmë ta kthejmë në Shqipërinë nga një gropë të zezë importesh në një fuqi eksportuese. Kjo do të ndodhë duke çliruar administratën nga nepotizmi dhe korrupsioni”, tha Meta.